Piktorja e njohur shqiptare, Zake Prelvukaj ishte e ftuar sot në emisionin “Express” të KTV-së.
Ajo ka zbuluar se së shpejti do të dorëzojë një projekt për Prishtinën me të cilin do të pasqyrojë tërë problematikën e kryeqytetit, të mirën dhe të keqen.
“Unë e kam një projekt që do ta dorëzoj së shpejti. E kam bërë menjëherë në ’99-2000 . E kam krejt Prishtinën të fotografuar, është edhe dokument se si ka qenë Prishtina, e kam incizuar në mënyrën time pa hipur lartë”, ka treguar Prelvukaj.
“Do ta bëjë krejt problematikën, të mirën dhe të keqen, në murale, në kurriz brenda, do ta ndriçojmë”, ka thënë ajo.
Prelvukaj tha se nëse i lejohet, këtë projekt do ta realizojë shumë shpejt.
Artikuj të ngjashëm
-
“Rregullat e reja” shpalos në Shkup vepra që i referohen aktualitetit
-
Piktorja Zake Prelvukaj dhe arti në vitet e 90-a
-
Arti si dokumentim i luftës, Prelvukaj sjell përjetimet e viteve 1997-99
-
Zake Prelvukaj thotë se sfidat si grua e kanë fuqizuar në art
-
Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet