Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arti si dokumentim i luftës, Prelvukaj sjell përjetimet e viteve 1997-99

Arti i saj që shpërfaq krimet e luftës përdor shkronjat e alfabetit, për të treguar një përjetim të përbashkët lidhur me atë periudhë.

Nënshkrimin e ka vënë në piktura të shumta por njëzet vite pas çlirimit, ajo e veçon një cikël të realizuar para dy dekadash.

Pikturat e ciklit “Ofshamë e ngrirë”, i realizuar nga Zake Prelvukaj gjatë periudhës së luftës, nuk i zbehu koha, transmeton emisioni “Express” në KTV.

E rritur në shtëpi artistësh, Zake Prelvukaj e zbuloi talentin e saj qysh prej moshës katërvjeçare.

Zake Prelvukaj, e cila ka një rrugë të gjatë në artin pamor, e ngreh një paralele mes artit dhe matematikës.

Edhe “Futurama” me njeriun që rri pezull përballë misterit të së ardhmes Kulturë “Futurama” me njeriun që rri pezull përballë misterit të së ardhmes

Ajo e cilëson si të vonshëm trajtimin e rasteve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë dhe kritikon neglizhencën 20 vjeçare.

Përjetimet e luftës që i kanë kaluar para syve, ajo i ka shndërruar në një cikël pikturash, të cilin e ka titulluar “Ofshamë e ngrirë”.

Artistja flet për reagimin e saj përmes artit dhe misionin që do të duhej të bartej edhe në fusha tjera, tash e 20 vjet prej çlirimit të vendit. Krimet e luftës, Prelvukaj, pas një shkëputjeje, i kthen në formë të artit.

Ajo mendon se arti i asaj kohe është shumë i rëndësishëm të shihet edhe sot.

Prelvukaj e kujton një reagim të asaj kohe, që kishte zgjuar vëmendjen e mediave botërore.

Edhe Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet Kulturë Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet

Zake Prelvukaj flet si e sheh artin 20 vjet pas luftës dhe shpalos edhe planet për të ardhmen.

Zake Prelvukaj është lindur në Martinaj të Gucisë. Ka diplomuar për pikturë në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Gjatë karrierës së saj të deritanishme ka pasur ekspozita të shumta personale dhe kolektive.