Besa Llugiqi më 2022 pati një prej interpretimeve më emocionuese në jetë. Historia e saj dallon me ritmin normal që kanë kolegët e saj soprano nëpër botë.
Zakonisht zërat si Llugiqi fillimisht nisin karrierë operistike në vendin e tyre e më pas edhe në për botë. Por sopranoja e Kosovës e ka përmbysur këtë zakon. Fillimisht ka interpretuar dhjetëra herë në role operistike, përshirë Violettën e “La Traviatas” së Guiseppe Verdit nëpër Evropë e më pas është kthyer në vendin e saj në inskenimin historik të Operës së Kosovës, institucion i themeluar më 2021, ende pa shtëpi.
Kryefjala e “La Traviatas” ishte Besa Lluguqi, jo veç si personazh kryesor edhe për interpretim. Përtej rolit, dha edhe shembull se si një soprano e një vendi që në dekadën e tretë të këtij shekulli ka themeluar institucion të operës, mund t’ia dalë të jetë e suksesshme gjithandej Evropës. Te “La Traviata” është përshkruar si shembull që frymëzon të rinjtë e njëkohësisht edhe si profesioniste e skenave të mëdha. Kaherë në skenën bullgare është yll dhe vitin e shënoi me rolin e Margaritës së “Faustit” në Operën Shtetërore në Stara Zagora.
-
Besa Llugiqi si Mimi magjeps Bukureshtin, kritika e çon në piedestal
-
Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
-
Elbenita Kajtazi në “sezonin e Verdit” nis vitin me duartrokitje në Hamburg
-
Opera i kthehet projektit të përvitshëm, angazhimit të ansamblit
-
“Kultura sot” si në vitet ‘90 me shkëndija të rastësishme suksesesh, sonte në “Express”