Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pas injorimit në Kosovë, vepra e Trimor Dhomit depërton jashtë

Nuk ndodh shpesh që kompozitorët kosovarë të shkruajnë operë, por Trimor Dhomi e ka sfiduar veten.

Frymëzuar nga rrëfimet e refugjatëve sirianë, veçanërisht atyre në kampet e Jordanit, ai i ka dhënë formë operës debutuese.

“Frymëmarrja e fundit” titullohet vepra e cila nuk ia mbushi syrin jurisë së çmimeve të cilat i ndan Ministria e Kulturës, por që ka depërtuar në skenën ndërkombëtare, raporton “Express” i KTV-së.

Opera e kompozitorit kosovar premierën do ta ketë në qershor në kuadër të “Vienna Summer Music Festival”.

Dhomi rrëfen se duke qenë nga një vend që e ka përjetuar luftën, është mishëruar fort me rrëfimet e refugjatëve.

Edhe Opera i kthehet projektit të përvitshëm, angazhimit të ansamblit Kulturë 4 muaj më parë Opera i kthehet projektit të përvitshëm, angazhimit të ansamblit

Opera e Dhomit u injorua në konkursin që në mungesë të konkurrentëve, nuk ka ndarë çmim për operë qysh nga viti 2010, kur u themeluan Çmimet Vjetore për Muzikë.

Juria e festivalit vjenez operën e Dhomit e përzgjodhi në mesin e katër projekteve fituese dhe kompozitori do të udhëtojë drejt Austrisë për inskenimin e veprës.

Opera gërsheton rrëfimin e një siriani dhe dy refugjatëve kosovarë të luftës së vitit 1999.

Edhe pse ka depërtuar në skenën ndërkombëtare, Dhomi do të donte që opera e tij të inskenohej në Kosovë, qoftë edhe në hapësira publike.

Edhe “Nemesis”, një pasqyrë e fortë e historisë dhe mendjes njerëzore, sonte në “Express” EXPRESS 5 muaj më parë “Nemesis”, një pasqyrë e fortë e historisë dhe mendjes njerëzore, sonte në “Express”

Trimor Dhomi me “Into a dream” u bë pjesë e diskut me muzikës orkestrale të 12 kompozitorëve botërorë dhe kjo vepër është interpretuar edhe nga Orkestra e Filarmonisë Brno e Republikës Çeke.

Dhomi e ka kompozuar muzikën e filmit “Shok” që bëri historinë me nominimin për “Oscars”.