Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij njëkohësisht edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare, teksa ka votuar të enjten në mbrëmje, me unanimitet, “për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën “63 boulevard Saint-Michel” në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij”.
“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, ka shkruar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë
-
Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë
-
Kadare – pasaportë e Shqipërisë, zë i shenjtë për Kosovën
-
Portreti më i hershëm i Kadaresë, në dispozicion të publikut pas restaurimit
-
Ismail Kadare: Kryqëzime letrare e kulturore