Një pjesë e Urës së Arastës në Prizren është mbuluar me një material plastike në formë panoje për të reklamuar një biznes, shkruan sot Koha Ditore.
Kësisoj monumentit të qytetit jugor i është mbuluar një pjesë e pamjes. Për këtë kanë reaguar pjesëtarë të shoqërisë civile. Reagimi për Urën ka ardhur pas atij që lidhet me rrënimin e shtëpive të vjetra në lagjet e qytetit.
Valon Xhabali, qytetar i Prizrenit, njëherësh anëtar i organizatës joqeveritare, “Ec Ma Ndryshe”, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook. I ka dhënë ultimatum Komunës së Prizrenit për ta larguar atë, në të kundërtën ka thënë se do ta largojë vetë materialin promovues.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
{gallery}
Artikuj të ngjashëm