Aktivistët e OJQ-së “EC Ma Ndryshe” të premten në Urën e Arastës kanë realizuar performancën publike “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”, përmes të cilit aktivitet kanë shprehur shqetësimin rreth shenjëzimit për trashëgiminë kulturore të patrajtuar nga shteti dhe reklamimin e pakontrolluar në këtë zonë.
Sipas tyre këto praktika si rezultat kanë sjellë një degradim vizual të Zonës Historike të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Koordinatori i programeve në këtë organizatë, Valon Xhabali, ka pohuar se kësaj performance publike i ka paraprirë një hulumtim i bërë rreth kësaj teme, ku edhe janë identifikuar çështjet më shqetësuese.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dekorimi për Vit të Ri ndërhyn pa autorizim në Urën e Arastës
-
“Ec Ma Ndryshe” e Komuna përplasen rreth tenderit për brendimin e Prizrenit
-
Grupi joformal i hisedarëve kundër kaosit në Qendrën Historike
-
Dëmtohet “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren, Ec Ma Ndryshe fton organet ta hetojnë
-
Bizneset në Qendrën Historike të Prizrenit urdhërohen të pajisen me leje për reklama