Një pjesë e objektit kryesor të kompleksit të Lidhjes së Prizrenit është mbuluar me pano gjatë ditës së diel. Është vendosur nga shoqëria kulturore e artistike “Agimi” me rastin e aktivitetit “Fëmijët vallëzojnë”.
Për këtë ndërhyrje në ndërtesë, organizatorët nuk ishin të pajisur me leje nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky institucion kishte miratuar kërkesën e “Agimit” për shfrytëzim të oborrit të kompleksit. Pas shpërndarjes së fotografive të aktivitetit, kanë pasuar me panonë reklamuese
“Me këtë veprim janë bërë dy shkelje ligjore: ndërhyrja në monument dhe vendosja e reklamës në monument, duke e mbuluar pjesën më të madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ka reaguar KTKQHP, sipas të cilës në këtë rast është shkelur Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)