Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka akuzuar Komunën për shkelje ligjore në Qendrën Historike të qytetit, në disa aktivitete të ndryshme. Sipas zyrtarëve të kësaj Qendre ka raste që punët kryhen në këtë zonë të mbrojtur pa pëlqimin e nevojshëm të autoriteteve të trashëgimisë kulturore. Sipas udhëheqjes aktuale të QRTK-së praktikat e tilla bien ndesh me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe Ligjin për Trashëgimi Kulturore të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
“Edhe pse kemi bërë thirrje publike dhe zyrtare disa herë pranë autoriteteve komunale, shkeljet në Qendrën Historike nuk ndalen dhe nuk merret asnjë masë për ndalimin e tyre. Përkundrazi kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi shkelje të ligjeve nga vetë Komuna e Prizrenit”, ka thënë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së QRTK-së në Prizren, Fitore Bytyqi.
Sipas saj, fundmi, ky organ ka njoftuar Komunën e Prizrenit se në Qendrën Historike, përkatësisht Sheshin e Lidhjes është vendosur një kabinë (kioskë) e një operatori ekonomik pa pëlqimin e QRTK-së.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Prizrenit “i zhduket” objekti në zonë të mbrojtur, shteti konstaton
-
Këshilli për Trashëgimi Kulturore në Prizren në telashe me kompensim e kushte të punës
-
Prizreni pa aktin komunal për menaxhimin e hapësirave publike
-
Kontestohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit
-
Rasti i “Teqesë Melami” – alarm për trashëgiminë kulturore në Prizren