Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EC Ma Ndryshe, ultimatum Komunës së Prizrenit për mbrojtjen e urës së Arastës

Çadrat e vendosura në urën e Arastës në qytetin e Prizrenit po e dëmtojnë urën në fjalë.

Kështu ka bërë të ditur njëri nga anëtarët e OJQ “EC Ma Ndryshe” ku i kanë dhënë afat Komunës së Prizrenit deri në mesditë që t’i largojë ato.

E në rast se kjo e fundit nuk ndërmerr masa konkrete, ai ka paralajmëruar se do të angazhohet vet në largimin e tyre, pavarësisht pasojave.

“Hallo komuna, nëse nuk dilni deri në ora 11:59 me largu ceradën e cila është vendosur në urën e Arastës dhe të cilën e ka dëmtuar shumë, atëherë unë do ta largoj pa marr parasysh pasojat”, është postimi i tij i plotë në murin e tij në Facebook teksa shihen edhe fotot e këtyre çadrave mbi urë.

{gallery}