Fotografitë e tij nuk perceptohen si vulgaritet po si shkas për ta zgjuar nga letargjia ndjenjën e bukurisë.
Autori i këtyre serive të fotografive ku për temë ka nudizmin bënë përpjekje të gjurmoj në botën abstrakte duke ruajtur identitetin e subjektit, transmeton emisioni Express në KTV.
Njëzet fotografi të formatit bardh e zi, fotografi Fahredin Spahija, i ka shpalosur në ekspozitën “Përtej” e cila është e ndarë në dy cikle, ndërsa dominon lakuriqësia femërore.
Që nga viti 2010, mjeshtri i fotografisë Fahredin Spahija nuk ka organizuar ekspozitë me fotografi, ndërsa ai tregoi arsyet për prezantimin e këtyre tablove në hapësirën e Galerisë “Monet”.
Kjo mënyrë e trajtimit të fotografisë, sipas fotografit Afrim Spahiu, nuk është e zhvilluar në hapësirën e artit pamor në vend për shkak të prapavijës që ajo përmban.
Ekspozita shitëse e Fahredin Spahija, do të jetë e hapur deri më 4 prill në Galerinë “Monet”.
-
Në “Monet” u hap ekspozita personale e fotografit Fahredin Spahija
-
Fotografi Spahija po finalizon projektin në ditët e izolimit
-
Fotografi e profesori Spahija jep këshilla për fotografitë “Portret”
-
E bukura e përjetshme e Fadil Berishës që s’njeh kufij
-
“Përtej syve” me tablotë ekspresive midis realitetit dhe perceptimit