Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Njeriu shumëdimensional dhe moderniteti i shumëfishtë

Libri i Hasnije Ilazit me titull “Njeriu shumëdimensional dhe përsiatje të tjera mbi identitetin modern” është një hulumtim shumështresor mbi konceptin e njeriut, në radhë të parë, në filozofinë e Charles Taylor-it, përkatësisht të formësimit të identitetit modern të tij përmes kërkimit të burimeve të vetes (self), shkruan sot Koha Ditore.

Nuk është fjala për një monografi të filozofisë së Taylorit, ngase autorja hapet përballë dialogut midis filozofëve të rrymave kontinentale dhe atyre analitike, që kanë trajtuar një shumësi të problemeve të mendimit bashkëkohor.

Taylor, në veprat e veta, nuk zhvillon thjesht një studim empirik të shoqërisë bashkëkohore, por bën një gjurmim të thelluar të kushteve të mundësisë së lirisë moderne brenda shoqërisë e historisë. Këtë qasje të Taylorit autorja e bën si pikënisje metodologjike të kërkimit të vet filozofik. /Muhamedin Kullashi

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm