“Nëpër Film” vjen këtë të diel me edicionin e ri, me ç’rast sjell të rejat e fundit nga skena e filmit vendor dhe ndërkombëtar.
I ftuar në emision këtë javë është aktori i njohur kosovar Afrim Muçaj. I shquar për role në filma të suksesshëm në skenën e festivaleve, të tillë si “The Van” dhe “Cirku Fluturues”, me aktorin do të diskutohet rreth sukseseve të tij në këto projekte, por edhe për ndikimin që pandemia e ka pasur në angazhimet e tij në film.
Personazhet e preferuara të animuara, Tomi dhe Jerry, rikthehen në ekranin e madh me filmin i cili do të lansohet nëpër kinema në mars të vitit 2021. Ndiqeni emisionin “Nëpër Film”, i cili transmetohet të dielën në ora 21:20 në KTV.
Artikuj të ngjashëm
-
Afrim Muçaj, një dekadë me filmin
-
Kushtrim Hoxha mes roleve në Kosovë dhe Hollywood | NëpërFilm Festiv |
-
“Art Without Limit” - platformë e veçantë për të frymëzuar njerëzit, të shtunën në “Nëpër Film”
-
Filmi kosovar “Ngryk” me rrëfim fantazie godet realitetin, të shtunën në “Nëpër Film”
-
“Adnan Kafazi” së shpejti nëpër kinema