Kulturë

Muzeu i Louvreit humb miliona euro pas dekada mashtrimesh me bileta

Muzeu i Louvreit humb miliona euro pas dekada mashtrimesh me bileta

Hetimet kishin filluar në dhjetor të 2024-s pasi Louvre paralajmëroi policinë për “praninë e shpeshtë të disa udhërrëfyesve kinezë në muze, të cilët po sillnin grupe turistësh kinezë duke mashtruar zyrën e biletave. Udhërrëfyesit kishin ripërdorur të njëjtat bileta disa herë për njerëz të ndryshëm. Më pas, edhe udhërrëfyes të tjerë u dyshuan për të njëjtat veprime”

Autoritetet franceze kanë bërë me dije se nëntë persona janë arrestuar, duke përfshirë dy punonjës të muzeut, disa udhërrëfyes turistikë dhe një person, të dyshuar për organizimin e skenës. Zyra e prokurorit e Parisit ka konfirmuar se më shumë se 957 mijë euro para të gatshme, plus 67 mijë euro në valutë të huaj, u sekuestruan, përveç 486 mijë eurove të veçanta në llogari bankare

Një skemë mashtrimesh me shitjet e biletave në muzeun e Louvreit qe zbuluar javën e kaluar, si skandal me të cilën Muzeu tash po përballet me humbje prej më shumë se dhjetë milionë eurosh. Në këtë skenë është përfshirë edhe Pallati i Versajës, i cili u përfshi në shitjen e biletave të falsifikuara dhe mbingarkesën e shëtitjeve me guida. Kështu ka konfirmuar Zyra e prokurorit e Parisit. 

Autoritetet franceze kanë bërë me dije se nëntë persona janë arrestuar, duke përfshirë dy punonjës të muzeut, disa udhërrëfyes turistikë dhe një person të dyshuar për organizimin e skenës. Zyra e prokurorit e Parisit ka konfirmuar se më shumë se 957 mijë euro para të gatshme, plus 67 mijë euro në valutë të huaj, u sekuestruan, përveç 486 mijë eurove të veçanta në llogari bankare. Sipas “Le Parisien”, u konfiskuan edhe kasaforta të shumta dhe tri automjete. 

Nëpërmjet një postimi, Louvre ka njoftuar se “po përballet me një ringjallje dhe diversifikim të mashtrimit me bileta” duke e shtyrë muzeun “të vendosë një plan të strukturuar për të luftuar mashtrimin”, veçmas nëpërmjet “veprimeve parandaluese dhe monitorimin e rezultateve”. 

Në njoftim thuhet gjithashtu se operacioni i vazhdueshëm policor “u krye pas një raporti nga Muzeu i Louvreit si pjesë e politikës së tij kundër mashtrimit dhe ndërveprimeve të vazhdueshme midis ekipeve të muzeut dhe policisë në lidhje me praktikat mashtruese. 

Bëhet me dije se hetimet kishin filluar në dhjetor të 2024-s pasi Louvre paralajmëroi policinë për “praninë e shpeshtë të disa udhërrëfyesve kinezë në muze, të cilët po sillnin grupe turistësh kinezë duke mashtruar zyrën e biletave. Udhërrëfyesit kishin ripërdorur të njëjtat bileta disa herë për njerëz të ndryshëm. Më pas, edhe udhërrëfyes të tjerë u dyshuan për të njëjtat veprime”. 

Mbikëqyrja nëpërmjet kamerave dhe përgjimet telefonike konfirmuan se biletat po ripërdoreshin nga këta individë dhe se udhërrëfyesit mashtrues po bënin komplot me punonjësit e Luouvreit për të futur në xhep të ardhurat nga shitja e biletave. Më 2 qershor të vitit të kaluar, zyra e prokurorit të Paris hapi hetim gjyqësor mbi dyshimet për “mashtrim të organizuar, shpëlarje parash e organizuar, korrupsion publik aktiv dhe pasiv, ndihmë dhe nxitje të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në një grup të organizuar dhe përdorimit të dokumenteve administrative të falsifikuara”. 

Hetimet kanë zbuluar se skema ka zgjatur gati një dekadë, gjatë së cilës të dyshuarit fusnin ilegalisht në Louvre deri në njëzet grupe në ditë, duke i kushtuar Muzeut më shumë se dhjetë milionë euro. 

Prokurori ka shtuar se dyshohet se të përfshirët kanë investuar një pjesë të të ardhurave në pasuri të paluajtshme, si në Francë, ashtu edhe në Dubai./The Artnews