Muzeu i Kosovës, i parapriu festës së Ditës Ndërkombëtare të Muzeve që në gjithë botën shënohet më 18 Maj.
Duke e prezantuar rolin e muzeve si institucione që i shërbejnë zhvillimit të shoqërisë, në bashkëpunim me degën e Antropologjisë dhe Etnologjisë së Universitetit të Prishtinës, u organizuan punëtori dhe aktivitete për të rinj dhe fëmijë, raporton “Express” i KTV-së.
Punëtoria me temë “Muzetë si Qendra kulturore: E ardhmja e Traditës”, ka për qëllim t’i aftësojë fëmijët që me materialet e ripërdorshme, të krijojnë punime artizanale.
Vjollca Aliu, ushtruese e detyrës së drejtorit të Muzeut të Kosovës, foli për gjendjen aktuale të muzeve.
Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Muzeut, u promovua edhe vëllimi me ilustrime, “Aventura e re e Karlit”, që pasqyron një tregim rreth traditës.
Që nga viti 1977, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve vendosi që 18 maji të jetë Dita Ndërkombëtare e Muzeve, si institucione që hulumtojnë, konservojnë dhe mbledhin eksponatet e trashëgimisë kulturore.
-
Thirrja për kthimin e artefakteve nga Serbia me fushatë reprizë
-
“Muzeu në kuti” fuqizon kreativitetin në dobi të institucioneve muzeore
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut
-
Galeria Kombëtare shënon Ditën Botërore të Artit me vepra nga koleksioni
-
Muzeu në Ditën Ndërkombëtare me synime për fuqizim e ekspozitë virtuale