Mika Obanda, 22-vjeçar nga Kenia, krijon mozaikë të ndryshëm duke përdorur lëvozhgat e vezëve që i mbledh nëpër kontejnerë të mbeturinave, dyqane dhe restorante. Ai pastaj i thanë në diell dhe i ngjyros me plot ngjyra para se t’i copëtojë ato në pjesë më të vogla duke përdorur një bisturi
Një artist nga Najrobi në Kenia është duke përdorur artin si mjet për të hequr qafe mbeturinat.
Është 22-vjeçari Mika Obanda që krijon mozaikë të ndryshëm duke përdorur lëvozhgat e vezëve që i mbledh nëpër kontejnerë të mbeturinave, dyqane dhe restorante.
Ai pastaj i thanë në diell dhe i ngjyros me plot ngjyra para se t’i copëtojë ato në pjesë më të vogla duke përdorur një bisturi.
Pas kësaj, ai me kujdes i vendos copëzat me radhë për të krijuar mozaikët.
Veprat e Obandas janë burim i frymëzimit nga jeta e përditshme në Najrobi dhe fuqizon gratë, duke parë nënën e tij.
“Tentoj të kap momente të ndryshme kur ajo ishte e dashur, e kujdesshme dhe se si punonte për të na ushqyer mua dhe vëllezërve”, ka shpjeguar ai.
Obanda ka treguar se është mërzitur kur fqinjët e shikonin çuditshëm derisa i mblidhte lëvozhgat e vezëve nga mbeturinat.
Mirëpo më vonë janë mahnitur kur kanë kuptuar se Obanda po i përdorte lëvozhgat e vezëve për të bërë art.
“Njerëzit kur i shohin veprat e mia mendojnë se janë nga letra ose plastika, por kur u them se janë nga lëvozhgat e vezëve mbesin të mahnitur. Duhet shumë durim, sepse njerëzit duhet të vijnë më afër dhe t’i shohin detajet”, ka rrëfyer ai.
Punimin e tij të parë e shiti për 28 dollarë. Por çmimet në ditët e fundit janë nga 50 deri në 800 dollarë. Klientët e tij janë në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kenia. Përveç ekspozitave, ai i shet veprat edhe nëpër rrjetet sociale.