Salman al-Nabahin e zbuloi këtë artefakt derisa ndërsa punonte në kopshtin e tij të ullinjve në kampin e refugjatëve Bureij, rreth një kilometër nga kufiri me Izraelin. Duke u përpjekur të kuptojë se përse disa pemë nuk kishin zënë rrënjë siç duhet, Nabahin ka thënë se ai dhe djali i tij filluan të gërmojnë. Pastaj sëpata e djalit të tij goditi diçka të fortë dhe të panjohur
Një mozaik i zbukuruar bizantin që paraqet shumëllojshmëri zogjsh shumëngjyrësh dhe kafshë të tjera, është zbuluar rastësisht në një dysheme në Gaza pasi që një fermer palestinez u përpoq të mbillte pemë të reja në tokën e tij.
Salman al-Nabahin e zbuloi këtë artefakt derisa ndërsa punonte në kopshtin e tij të ullinjve në kampin e refugjatëve Bureij, rreth një kilometër nga kufiri me Izraelin.

Duke u përpjekur të kuptojë se përse disa pemë nuk kishin zënë rrënjë siç duhet, Nabahin ka thënë se ai dhe djali i tij filluan të gërmojnë. Pastaj sëpata e djalit të tij goditi diçka të fortë dhe të panjohur.
“Kërkoja në internet... Mësuam se ishte mozaik i epokës bizantine”, ka thënë babai i shtatë fëmijëve, i ulur pranë zbulimit të tij. “Unë e shoh atë si një thesar, më të shtrenjtë se një thesar. Nuk është personal, i përket çdo palestinezi”.
Ministria Palestineze e Turizmit dhe Antikiteteve ka njoftuar se dyshemeja përfshinte disa panele mozaiku që përshkruanin kafshë dhe tipare të tjera të jetës shoqërore gjatë epokës bizantine. Perandoria Bizantine ekzistoi që nga viti 395 periudha kur Perandoria Romake u nda në Perandori të Lindjes dhe Perëndimit dhe pushoi së ekzistuari më 1453 kur ajo u pushtua nga turqit osmanë.
“Zbulimi arkeologjik është ende në fazat e tij të hershme dhe ne presim të dimë më shumë për sekretet dhe vlerat e qytetërimit”, ka shkruar Ministria në një deklaratë. “Ekipet kombëtare të kërkimit po punojnë në partneritet me ekspertë ndërkombëtarë dhe shkencëtarë nga Shkolla Franceze e Arkeologjisë”.
Duke qenë një pikë e rëndësishme tregtare për qytetërimet që datojnë që nga egjiptianët e lashtë dhe filistinët e përshkruar në Bibël e deri në Perandorinë Romake dhe kryqëzatat, Gaza është një vend mjaft i pasur me gjësende antike.
Vitet e fundit janë bërë disa zbulime. Por për shkak të mungesës së fondeve dhe profesionistëve përkatës, Gaza zakonisht ka ftuar grupe ndërkombëtare për të ndihmuar në procesin e gërmimit dhe të ruajtjes.
Marrë nga CNN. Përktheu: Mirjetë Sadiku