Një artist nga Nairobi në Kenia, është duke përdorur artin si mjet për të hequr qafe mbeturinat.
22-vjeçari, Mika Obanda, krijon mozaikë të ndryshëm duke përdorur gëzhojat e vezëve që i mbledh nëpër kontejnerë të mbeturinave, dyqane dhe restorante.
Ai pastaj i thanë në diell dhe i ngjyros me plot ngjyra para se t’i copëtojë ato në pjesë më të vogla duke përdorur një bisturi.
Pas kësaj, ai me kujdes i vendos copëzat me radhë për të krijuar mozaikët.
Vepra e Obandas është e frymëzuar nga jeta e përditshme në Nairobi dhe fuqizon gratë, duke parë nënën e tij.
Edhe
Përdor lopatë e mjete të tjera të pazakonta, floktari kenian Martins po bën bujë në rrjete sociale
“Tentoj të kap momente të ndryshme kur ajo ishte e dashur, e kujdesshme dhe se si punonte për të na ushqyer mua dhe vëllezërve”.
Obanda thotë se u mërzit kur fqinjët e shikonin çuditshëm kur mblidhte lëvozhgat e vezëve nga mbeturinat.
Mirëpo më vonë janë mahnitur kur kanë kuptuar se Obanda po përdorte lëvozhgat e vezëve për të bërë art.
“Njerëzit kur shohin veprat e mia, mendojnë se janë nga letra ose plastika, por kur u them se janë nga lëvozhgat e vezëve mbesin të mahnitur. Duhet shumë durim, sepse njerëzit duhet të vijnë më afër dhe t’i shohin detajet”.
Edhe
32-vjeçari dyshohet se gëlltiti si në filmat e Bondit vezën 19 mijë dollarëshe me diamante
Punimin e tij të parë e shiti për 28 dollarë. Por çmimet në ditët e fundit janë nga 50 deri në 800 dollarë. Klientët e tij janë në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Keni.
Përveç ekspozitave, ai shet veprat nëpër rrjetet sociale.