Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Përfitimet nga fibrat e bananes

Një startup nga Uganda po shfrytëzon fibrat e bananeve, për të krijuar vepra artizanale të biodegradueshme. Këto vepra përfshijnë krijimin e qilimave dhe abazhurëve të ndryshëm, të cilët po eksportohen edhe në Evropë.

Kjo ide e re po funksionin mjaft mirë në këtë vend të Afrikës Lindore që ndryshe njihet edhe si republikë bananesh. Uganda madje ka shkallën më të lartë të konsumit të bananeve në botë dhe është prodhuesi kryesor i frutit në Afrikë.

Startup-i lokal “TEXFAD”, i cili e përshkruan veten si një grup të menaxhimit të mbetjeve, po përfiton nga kërcejtë e kalbur të bananeve duke i shfrytëzuar fibrat e tyre për të krijuar artikuj të tillë.

Kompania, e cila bashkëpunon me shtatë grupe të ndryshme fermerësh në Ugandën perëndimore, së shpejti do të sjell në treg edhe zgjatje të flokëve, të krijuara nga këto fibra.