Lifestyle

Ëmbëlsira më e mirë me fibra sipas gastroenterologve

ëmbëlsira

Ndërkohë që ka shumë njerëz që nuk mund ta përfundojnë ditën pa konsumuar ëmbëlsira, ekziston një zgjedhje e shëndetshme. Një ëmbëlsirë që mund të konsumohet edhe çdo ditë dhe që e ndihmon tretjen! 

Sipas gastroenterologut  Will Bulsiewicz, ëmbëlsira më e rekomanduar me fibra është “nice cream”, një alternativë bimore e akullores, e pasur me fibra dhe pa sheqer të shtuar, ka shkruar EatingWell.

Pse është kaq e mirë “nice cream”?

Sepse ka përmbajtje bimore dhe pa qumësht.

Nuk përmban sheqer të shtuar dhe shija e ëmbël i vjen vetëm nga frutat.

Është e pasur me fibra – deri në 5 gramë për porcion.

Është ideale për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe për këdo që kërkon të ulë konsumimin e sheqerit të përpunuar.

E gatshme për 5 minuta

Receta e preferuar e mjekut është “nice cream” e bërë me banane dhe kakao. Kjo recetë përmban 4 banane të ngrira, 1 deri në 2 lugë çaji kakao pluhur dhe gjysmë luge çaji ekstrakt vaniljeje. Përbërësit bluhen në procesor ushqimi deri sa të bëhet masë kremoze.

Variacione të tjera mund të bëhen me qershi të ngrira të ëmbla dhe të tharta, me ananas dhe mango për shije tropikale.