Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Monumentet unike të Prizrenit

Në Prizrenin e monumenteve të shumta, nuk shquhen vetëm shtëpitë, sarajet, urat, xhamitë, teqetë e kishat.

Në mesin e monumenteve të veçanta që ruan ky qytet janë edhe dy trafo të rrymës elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I përkasin shekullit XX, e kësisoj janë dëshmi e fortë e kësaj periudhe.

Janë dëshmi e ndryshimeve të mëdha që solli ky shekull në jetën e njerëzve në këtë anë. Ishin tri, identike për nga forma e ndërtimit dhe për nga funksioni.

Njëra nuk i mbijetoi kohës, për të mbetur trashëgim për gjeneratat që vijnë. Dy sosh – njëra pranë ndërtesës së ish-Komunës së vjetër “Beledije” e tjetra pranë Kishës Katolike – janë ende aty. Dhe tërheqin jo pak vizitorë.

Trafot janë të lidhura me “Prizrenasen”, hidrocentralin që i dha qytetit tjetër dimension, e që sot është muze e monument i mbrojtur nga shteti.

“Prizrenasja” si kapërcim prej jetës primitive në moderne

“Prizrenasja” e cila ndodhet në kilometrin e tretë të rrugës, që nga qendra e Prizrenit çon për në Brezovicë, në bregun e djathtë të Lumëbardhit, ka kohë që s’punon për të prodhuar energji. Por kur u ndërtua, e ndryshoi rrënjësisht mënyrën e jetës në Prizren. Qytetit i dha dritë, e qytetarëve ua lehtësoi jetën. Siç është vlerësuar, paraqet simbolin e kalimit nga jeta primitive në atë moderne... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)