Dy persona janë arrestuar në Prizren të enjten, me dyshimin se i kanë vënë flakën trafos së energjisë elektrike në fshatin Gjonaj.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se të dyshuarit, njëri R.D., 52-vjeçar dhe tjetri P.M., 40-vjeçar, kanë pasur pakënaqësi me furnizim me energji elektrike dhe më pas kanë kryer veprën “zjarrvënie”.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Kundër të dyshuarve ka filluar procedura penale për veprën ‘zjarrvënie’ dhe ‘asgjësim, dëmtim apo shkatërrim i instalimeve publike’”, thuhet në zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizren, Shaqir Bytyqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Prizren
-
Plagosje me armë pas një përleshjeje në Gjonaj të Prizrenit
-
Ndalohen dy persona në Prizren, iu gjetën thikë e elektroshok në veturë
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë