Tiranë, 7 nëntor - Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut po merr çdo ditë e më shumë formë të plotë.
Puna për rikonstruksionin e Memorialit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po vazhdon me ritme të shpejta dhe është drejt përfundimit, bën të ditur ATSH.
Projekti është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës financohet nga Ministria e Kulturës, si pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.
Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga Instituti i Monumente të Kulturës dhe Ministria e Kulturës qëndron në punimet restauruese në këtë monument, si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.
Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës.
Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.
-
Pas rehabilitimit, Memoriali i Skënderbeut në Lezhë vlen të rizbulohet
-
Vijon puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut në Lezhë
-
Memoriali i Skënderbeut në Lezhë i nënshtrohet restaurimit
-
Mbyllet për 6 muaj memoriali i Skëndërbeut në Lezhë
-
Në Prizren vihet guri themeltar për shtatoren e Skënderbeut