Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prizren vihet guri themeltar për shtatoren e Skënderbeut

Autoritetet komunale të Prizrenit bashkë me përfaqësuesit e institucioneve, të organizatave dhe veprimtarë të ndryshëm të enjten kanë vendosur gurin themeltar për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut, në rrethin afër Stacionit të Autobusëve në Prizren.

Në të njëjtën kohë, kanë paralajmëruar se në këtë lokacion në muajin mars të vitit të ardhshëm do të vendoset shtatorja dhe se do të nisë procedura që ky shesh të marrë emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para gazetarëve ka deklaruar se “më 28 nëntor në mënyrë simbolike vendosëm gurin themeltar të shtatores së Skënderbeut, së bashku me organizatën ‘Trojet e Arbrit’, që bashkë me artistët do ta realizojnë këtë shtatore”.

“Jemi dakorduar që këtu të bëhet sheshi Skënderbeu, pasi Prizreni ka nevojë për një shesh tjetër. Në mars të vitit 2020 do ta kemi shtatoren gati dhe do ta vendosim këtu”, ka thënë Haskuka.

Ndërsa kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, ka theksuar se Gjergj Kastrioti po kthehet në Prizren dhe ka falënderuar autoritetet lokale që kanë marrë një vendim të tillë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)