Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka anuluar vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Në njoftimin e MASHT-it thuhet se anulimi është bërë për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes.
Tutje thuhet se të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim “janë serioze” dhe për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente.
“Konkursi publik i datës 14.10.2025 për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit, nuk ka respektuar rekomandimet e dhëna nga MASHTI më 10.04.2025 lidhur me kushtet dhe kriteret e konkursit”, thuhet në vendimin e MASHT-it, që i është bashkangjitur njoftimit.
Me anë të vendimit Ministria ka obliguar Këshilli Drejtues të Instituti Albanologjik që, “pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit”.
Edhe
Instituti Albanologjik e Ministria paralajmërojnë përballje në gjykatë për rastin e drejtorit
Drejtor i Institutit Albanologjik të Kosovës ishte zgjedhur Naim Berisha.
-
Ministria dhe Instituti Albanologjik në përplasjen e radhës për drejtor
-
MASHTI e Instituti Albanologjik përplasen për çështjen e emërimit të u.d. së drejtorit
-
Instituti Albanologjik pas Gjykatës zgjedh heshtjen “për të mos provokuar”
-
Instituti Albanologjik në Gjykatë kundër vendimit që e lë pa drejtor