Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Magjia e gramafonit” me Shqipërinë tjetër të një shekulli më parë

Një pllakë gramafoni pak e dëmtuar, por që ka mbijetuar, transmeton një saze përmetare të regjistruar në vitet ‘50 të shekullit të kaluar në një gramafon të vitit 1903. 

Një gramafon i këtyre viteve është mjaft tërheqës për vizitorët, ndërsa një i vjetër që ende funksionon është i tillë edhe më shumë. Përcjell zëra dhe tinguj që vijnë nga një tjetër kohë, shkruan sot Koha Ditore.

Por jo vetëm kaq. Sjell imazhin e viteve që nuk kthehen më, përzier me kuriozitet për vizitorët e shumtë të ekspozitës “Magjia e gramafonit” e hapur për publikun në Kalanë e Tiranës të enjten e javës së kaluar. 

“Magjia e gramafonit” është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila zbulon thesare të fshehura për 30 vjet. Siç shkruhet edhe në prezantimin e kësaj ngjarjeje, ekspozita sjell një tjetër imazh të Shqipërisë: të asaj ku jo vetëm luftohej, por edhe ku luhej dhe dëgjohej muzikë. 

Një version i kësaj ekspozite për një javë qe hapur në fund të janarit edhe në Muzeun Historik Kombëtar, kur u paralajmërua se do të jetë shëtitëse për të shpalosur thesarin që ruan Arkivi Qendror i Shtetit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)