Emisioni “Express” i KTV-së këtë javë vjen me një rubrikë të re të quajtur “Jeta në objektiv”.
“Jeta në objektiv” do të shfaqet një herë në dy javë, ku për shikuesit do të prezantojë fotografët e njohur të cilët në pak minuta do të flasin për një temë të caktuar. Do të jetë një rubrikë si lloj mësimi ku shikuesit do të pasurohen me informata rreth fotografisë, aparateve, evoluimit të fotografisë deri më sot, etj.
Në episodin e parë i ftuar ishte fotografi nga Gostivari, Abdultaip Neziri, i cili tash e 12 vjet jeton në Itali.
Ai foli për lindjen dhe zhvillimin e fotografisë dhe krejt në fund mund të shihni edhe diçka nga puna e tij.
Për më tepër ndiqeni storien në video.
Artikuj të ngjashëm
-
Dragaj jep këshilla rreth fotografisë dhe storieve që krijohen përmes tyre
-
“Shtëpi”, me veprat e artistëve të rezidencës në Paris, sonte në “Express”
-
Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë me thirrje për qëndresë, sonte në “Express”
-
Si jetohet në Kosovë, nga syri i ndërkombëtarëve
-
Kohavisioni, derë e hapur për të rinjtë