Me "Mirëmbrama, Sunny Hill!" e ka nisur pjesën që i takon atij në skenën e madhe. Këngëtari i mirënjohur i hip-hopit shqiptar, Ledri Vula, e ka filluar me këngën "Krejt shokët e mi".
Tashmë në natën e dytë, skena e madhe ka ndërruar pamje, e artistët do ta kenë në dispozicion gjithë pistën, jo vetëm pjesën e poshtme sikurse në natën e parë.
Ledri Vula ka bërë freestyle në skenë, e jehonat e zërit të tij kanë mbërritur deri në fund të turmës, e cila qysh prej artistëve të grupit "Pint", nuk kanë lëvizur prej aty.
"Jam shumë i lumtur që jam sonte me ju!" i ka thënë ai publikut, i cili ia di çdo këngë dhe në sinkron me të këndojnë të gjithë.
"A keni hala energji a jo, a më doket jua ka marrë Dua krejt energjinë?!", i është drejtuar ai audiencës që sikurse në natën e parë, numëron rreth 30.000 veta, teksa me humor Duas ia ka uruar pasaportën e Kosovës.
Nata e dytë e “Sunny Hillit” kulmon me elektrizimin nga DJ Mochakk
Pas "Sugar Rush", skenën "C4" e ka rrëmbyer DJ dhe producenti brazilian Mochakk. Me ritme house...-
Prishtina aktive në këndim njëzëri me Shawn Mendes e artistët e tjerë në “Sunny Hill”
-
Lewis Capaldi, kryepersonazhi i një historie të shkruar në “Sunny Hill”
-
Reperët kosovarë ndezin “Sunny Hillin” para Capaldit
-
Plot energji në natën e dytë të “Sunny Hillit”
-
Atmosfera drejt kulmit në natën e dytë të “Sunny Hillit”