Atmosfera në Sunny Hill Festival po shkon drejt kulmit të ditës së dytë.
Mijëra vizitorë po mbushin hapësirën e festivalit, ndërsa skenat po sjellin një pas tjetrës performanca që po mbajnë publikun në lëvizje.
Ritmet elektronike, hip-hopi dhe pop-i po krijojnë energji fantastike, me publikun që nuk po ndalet së kënduari e së kërcyeri.
Aktualisht në skenë është grupi “Asgjë sikur dielli”.