Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Capaldi me balada ngjall emocionet në “Sunny Hill”

1 muaj më parë / 1 gus 2026 22:55
Lewis Capaldi

Superylli i mbrëmjes së dytë të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hillit”, Lewis Capaldi, tashmë është ka marrë zemrat e publikut nga skena e madhe e festivalit.

Këngëtari dhe kantautori skocez është i njohur për zërin e tij emocional dhe baladat që kanë pushtuar toplistat botërore.

I lindur në Glasgow dhe i rritur në Bathgate, ai fitoi famë globale me hitin “Someone You Loved”, i cili u shndërrua në një nga këngët më të suksesshme të dekadës.

Në repertorin e tij bëjnë pjesë edhe hite si “Before You Go”, “Hold Me While You Wait”, “Forget Me”, “Pointless” dhe “Wish You The Best”.

Publiku në Prishtinë po shijon performancën plot emocion, me Capaldin që shquhet jo vetëm për interpretimin live, por edhe për humorin dhe komunikimin e afërt me fansat.

“Semaforin” e këndon publiku, artistët heshtin

1 muaj më parë / 1 gus 2026 21:00
“Semaforin” e këndon publiku, artistët heshtin

Kënga e titulluar “Semafori” e dy yjeve Mc Kresha dhe Lyrical Son, është vërtetuar se është një prej këngëve që e karakterizojnë festivalin “Sunny Hill”.

Edhe në këtë edicion, mijëra pjesëmarrës në festival e kanë kënduar këngën në fund të performancës së dyshes së famshme. Publiku e këndoi këngën, ndërsa artistët nuk patën nevojë të këndonin fare.

Dyshja e famshme veçse është bërë sinonim i festivalit të Dua Lipës.

Ata nuk mungojnë asnjëherë e atmosfera përherë është ndër më të pëlqyerat e publikut.

Reperët kosovarë ndezin “Sunny Hillin” para Capaldit

1 muaj më parë / 1 gus 2026 20:11
Reperët kosovarë ndezin “Sunny Hillin” para Capaldit

Reperët kosovarë, Lumi B dhe Ledri Vula, janë duke interpretuar aktualisht në skenën e “Sunny Hillit” hitet e tyre.

Para tyre ka interpretuar edhe reperi tjetër Buta.

Ndërkaq gjatë mbrëmjes janë paraparë edhe emra të tjerë të njohur të rep-skenës, përfshirë Mc Kresha e Lyrical Son, që veçse konsiderohen si fytyra të festivalit me nam.

Mbrëmja do të kulmojë me artistin skocez, Lewis Capaldi.

Plot energji në natën e dytë të “Sunny Hillit”

1 muaj më parë / 1 gus 2026 19:42
Plot energji në natën e dytë të “Sunny Hillit”

Artistë si Esdeekid, Auxlua, Buta, Eko dhe tjerët po mbajnë ritmin e natës së dytë të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hillit”, para daljes në skenë të superyllit Lewis Capaldi.

Nata e dytë po ashtu po sjell performancë pa ndërprerje në skenat anësore.

“Sunny Hill” po vazhdon të dhurojë një natë plot muzikë, energji dhe emocione, me publikun që nuk po largohet për asnjë moment nga skenat. 

Aktualisht në skenë është reperi Buta i cili ka mbledhur gjithë turmën. Te gjithë po këndojnë njëzëri këngët e tij.

Atmosfera drejt kulmit në natën e dytë të “Sunny Hillit”

1 muaj më parë / 1 gus 2026 18:45
Atmosfera drejt kulmit në natën e dytë të “Sunny Hillit”

Atmosfera në Sunny Hill Festival po shkon drejt kulmit të ditës së dytë.

Mijëra vizitorë po mbushin hapësirën e festivalit, ndërsa skenat po sjellin një pas tjetrës performanca që po mbajnë publikun në lëvizje.

Ritmet elektronike, hip-hopi dhe pop-i po krijojnë energji fantastike, me publikun që nuk po ndalet së kënduari e së kërcyeri.

Aktualisht në skenë është grupi “Asgjë sikur dielli”.

Dua Lipa pas natës së parë të “Sunny Hillit”: Katy Perry na çoi në Hënë, sonte vazhdon festa

1 muaj më parë / 1 gus 2026 17:22
Katy Perry & Dua Lipa

Katy Perry & Dua Lipa

Themeluesja “Sunny Hillit”, Dua Lipa, ka reaguar pas përfundimit të natës së parë të festivalit, duke e cilësuar atë një sukses dhe duke ftuar publikun për natën e dytë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo vlerësoi performancat e yllit amerikan Katy Perry dhe DJ-së Seth Troxler.

⭐️ DITA E PARË ⭐️ Sunny Hill Festival! Katy Perry na çoi në Hënë, ndërsa Seth Troxler na mbajti atje. Shihemi sonte për raundin e dytë!”, ka shkruar Dua Lipa.

Nata e parë e “Sunny Hillit” u karakterizua nga një atmosferë e zjarrtë dhe pjesëmarrje e madhe e publikut, me Katy Perryn si emri kryesor i skenës.

Festivali vazhdon edhe sonte e nesërme performanca të tjera të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa organizatorët sot njoftuan se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur.

Shiten të gjitha biletat e “Sunny Hillit”

1 muaj më parë / 1 gus 2026 13:40
Sunny Hill

Një ditë pas përfundimit të natës së parë të festivalit “Sunny Hill”, organizatorët kanë njoftuar se të gjitha biletat për festivalin janë shitur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se festivali ka arritur statusin “Sold Out”, duke falënderuar publikun për mbështetjen.

“Të gjitha biletat janë shitur. Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga “Sunny Hill”.

Festivali, i cili po mbahet në Bërnicë të Poshtme në Prishtinë nga 31 korriku deri më 2 gusht, ka mbledhur mijëra pjesëmarrës që në natën e parë, ndërsa pritet që interesimi i madh të vazhdojë edhe gjatë dy netëve të mbetura.