Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova me gjendje jo të mirë të trashëgimisë kulturore

Kjo copë e mbetur nga antikiteti dardan, është gjetur në arealin e kalasë së Kamenicës.

Ajo është vendosur në katin e parë të Muzeut Kombëtar të Kosovës në kuadër të ekspozitës permanente “Dardania Antike”.

Këtë dhe shumë elemente të tjera të kësaj faze historike, vizitorët mund t’i shohin sërish, pasi vendi nga e hëna hyri në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Vizitorët kanë mundësi të shohin nga afër artefakte nga Neoliti i hershëm, i mesëm dhe i vonë. Pastaj, enë rituale nga Epoka e hekurit, si dhe pjesë të mbetura nga koha e periudhës romake.

Në Muzeun Kombëtar, aktualisht janë dy ekspozita, “Dardania Antike” dhe “Epopeja e UÇK-së”. Kjo e fundit e hapur në fillim të muajit mars.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, Vjollca Aliu, ka thënë për KTV-në se pas masave lehtësuese ndaj pandemisë, janë duke hartuar plane se si të ballafaqohen me masat për t’i lejuar vizitorët brenda Muzeut Kombëtar.

Edhe Kurti: Moskthimi i artefakteve të Kosovës nga Serbia, shkelje e konventave ndërkombëtare Kulturë Kurti: Moskthimi i artefakteve të Kosovës nga Serbia, shkelje e konventave ndërkombëtare

Aliu, tutje ka pasqyruar gjendjen fizike të muzeve në Kosovë e që relativisht, sipas saj, nuk janë në gjendje të mirë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria e Kulturës së bashku me Universitetin e Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për Muzeun e Historisë së Natyrës, i cili është duke u ndërtuar në fshatin Sllatinë.

Muzeu Kombëtar gjatë ditës ka publikuar ekspozitën virtuale “Muzeu im”, ku ka prezantuar koleksione nga trashëgimia familjare e banorëve të Kosovës.