(Aer News) - Koleksioni i artit i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili vdiq në qershor, është konsideruar i pavlefshëm nga kritiku kryesor i artit në Itali, Vittorio Sgarbi.
Berlusconi i cili kishte një vlerë neto prej gjashtë miliardë eurosh, shumë nga pikturat dhe skulpturat në koleksionin e tij i kishte blerë nga ankandet televizive të natës.
Një numër prej 25 mijë pikturash të Madonnës, ato të grave nudo dhe peizazheve të qyteteve evropiane janë vlerësuar me cilësi të dobët me pak ose aspak vlerë. Vetëm gjashtë ose shtatë nga to, sipas Sgarbit, kanë ndonjë vlerë artistike.
Gjithsej, vlera e llogaritur e koleksionit konsiderohet 20 milionë euro me mesatare prej rreth 800 për pikturë.
Që nga vdekja e Berlusconit, pasardhësit e tij e kanë pasur të vështirë të menaxhojnë koleksionin, i cili mbahet në një magazinë prej 34 mijë e 400 metra katrorë pranë rezidencës së tij afër Milanos. Magazina kushton gati 800 mijë në vit për t'u mbajtur.
Përveç kësaj, një pjesë e koleksionit është rrezikuar nga krimbat e drurit dhe, në disa raste, kostot e shfarosjes do të tejkalonin vlerën e veprave të artit.
Edhe
Politikani pompoz i Italisë
Sidoqoftë, Berlusconi zotëronte edhe piktura me cilësi më të lartë, duke përfshirë veprat e piktorit të periudhës së renesancës, Titian dhe të mjeshtrit holandez Rembrandt, të cilat ishin vendosur në rezidencën e tij kryesore.
Tregtari i artit nga Londra, Cesare Lampronti, i cili punoi ngushtë me Berlusconin për tri dekada, ka theksuar se ai ishte blerës impulsiv, duke thënë: “Ai e dinte se ajo që po blinte ishte e pavlerë”.