Prizren, 22 mars – Autoritetet komunale të Prizrenit kanë njoftuar, të mërkurën, se kanë denoncuar pranë organeve të ndjekjes rastin e rrënimit të paautorizuar të shtëpisë së familjes Hisari, që gëzonte mbrojtje me Ligjin për Qendrën Historike të qytetit. Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, kallëzimi penal është bërë ndaj një qytetari për shkatërrimin e monumentit të trashëgimisë kulturore.
“Drejtoria e Inspektoratit ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, kallëzimin penal ndaj një qytetari, i cili ka bërë shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të qytetit. Fjala është për objektin e mbrojtur nga lista e trashëgimisë së Ministrisë së Kulturës (shtëpia e familjes Hisari) e ndërtuar në shekullin XIX”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Rrënohet edhe një shtëpi monument në Qendrën Historike të Prizrenit
-
Qendra Historike mbetet edhe pa një shtëpi të mbrojtur
-
Aktakuzë për rrënimin e shtëpisë- monument i trashëgimisë kulturore
-
Aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore në Prizren
-
Rrënimet e monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit s’ka kush i ndalë