Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Kosovës.

I pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘’Mbreti Zog’’, ka shkatërruar monumentin e mbrojtur kulturor, shtëpinë e familjes Myftiu.

Përkundër ndalim-punimit nga Inspektorati Komunal, të pandehurit kanë kaluar shiritin “Ndalohen Punimet”, duke i futur punëtorët dhe makineritë (ekskavator dhe kamion), me ç’ rast ka rrënuar në tërësi objektin në fjalë, pasi që e njëjta i ishte shitur personit F.G.