U inaugurua muali i këngëtares Nexhmije Pagarusha në qendër të Prishtinës.
Artistja spanjolle Alba Fabre ka arritur ta përfundojë portretin e përzgjedhur për Pagarushën, në disa ditë.
Artistja Lebibe Topalli të mërkurën ka treguar se fotografia është përzgjedhur me shumë kujdes. Është një portret ku Pagarusha (1933-2020) kishte pozuar gjatë kohës kur ishte në kulmin e karrierës, shkruan KOHA.
Realizmi i projektit për mural në kryeqytet do të shpërfaqë një prej imazheve të këngëtares e cila vdiq në shkurt të vitit të kaluar. Përtej një këngëtareje tejet të talentuar, që veçohet për interpretimin e “Bareshës” me tekst të Rifat Kukajt dhe kompozim të Rexho Mulliqit, njihet edhe si promovuese e kulturës shqiptare e shembull emancipimi për gratë e Kosovës në ish-Jugosllavi.
Përtej kësaj Pagarusha ka marrë të gjitha dekoratat shtetërore në Kosovë e Shqipëri deri te “Nderi i Kombit”.
-
Murali me portretin e Nexhmije Pagarushës – shembull i nderimit të ikonës
-
Nis të marrë formë murali me portretin e Nexhmije Pagarushës
-
Bilbili i Kosovës në katërvjetorin e vdekjes “kujtohet” në Facebook
-
Nexhmije Pagarusha përjetësohet në bronz
-
Nexhmije Pagarusha në bronz përjetësisht në vendlindjen e saj