Chemnitz në Gjermani sivjet është kryeqytet evropian i kulturës. Statusi i ri rikthen edhe historinë e tij. Dikur quhej “Karl Marx”, ende busti i tij është atraksion, ani pse nuk ka kurrfarë lidhjeje me qytetin. Kryeqytet i kulturës është edhe qyteti i ndarë i Evropës: nga njëra anë Nova Gorica në Slloveni dhe Gorizia në Itali
(Deutsche Welle) – Një nga bustet më të mëdha të botës dhe simboli më i njohur i qytetit gjerman Chemnitz është ai i Karl Marxit. Një portret gjigand i filozofit dhe teoricienit të sociologjisë dekoron qendrën e qytetit prej vitit 1971. Asokohe, fillimisht ishte propozuar një skulpturë njëmbëdhjetë metra e lartë, por ideja menjëherë u hodh poshtë. “Karl Marxit nuk i duhen këmbë e duar, por vetëm koka e tij tregon gjithçka”, ishte shprehur skulptori sovjetik, Lev Kerbelz, i cili derdhi në 40 tonë bronz kokën e filozofit. Kësisoj, banorët e Chemnitzit e quajtën vendin e monumentit me portretin gjigant të Marxit, “vendi i kafkës”.
Lidhja e Marxit me Chemnitzin
Personalisht ai nuk ka të bëjë shumë me këtë qytet. Marxi u lind në Trier dhe vdiq në Londër. Pra ai ka qenë mjaft në perëndim të Chemnitzit. Për regjimin e partisë komuniste SED lidhja gjeografike e mendimtarit me qytetin nuk kishte rëndësi, kur ata vendosën që Chemnitzin Karl-Marx. Këtë vendim asokohe Otto Grotewohl, kryeministër i Republikës Demokratike të Gjermanisë e argumentoi me traditën e fuqishme të lëvizjes punëtore. Në sytë e regjimit të atëhershëm, qyteti ishte model shembullor i socializmit.
Në fakt Chemnitzi në lindje të Gjermanisë në kufi me Çekinë, një qytet kryesues në fushën e industrisë dhe qytet punëtorësh, që përpara krijimit të RDGJ-së. Degë të industrisë së tekstileve, prodhimit të makinerive, hekurudhave dhe industrisë së automobilave ishin vendosur këtu që në shekujt e XVIII dhe XIX. Minierat në zonat e pasura xeherore e shndërruan këtë zonë në një epiqendër të ekonomisë. Madje në gjuhën popullore Chemnitzi quhej edhe si “Manchesteri sakson”, sipas metropolit anglez të industrisë.

Ndryshimi i emrit
Edhe
Kryeqytetet evropiane të kulturës në test të zhvillimit
Me rënien e regjimeve komuniste në Lindje të Evropës qyteti Karl Marx përjetoi jo vetëm një kthesë strukturore, por edhe ndryshimin e emrit. 76 për qind e banorëve pas kthesës votuan për vendosjen e emrit fillestar. Fjala Kemnic vjen nga gjuha e minoritetit të serbëve që do të thotë “gurë”, e kjo ka të bëjë me rajonin e guroreve përreth qytetit.
Ndryshe nga Leipzigu, Dresdeni dhe Berlini Lindor, Chemnitz pas kthesës ka mbetur disi në hije. Më 2018, megjithatë, qyteti u bë kryefjalë në kryeartikujt e mediave, pas vrasjes së dhunshme të një gjermano-kubanezi, rast që shkaktoi valë protestash kundër racizmit dhe dhunës nga njëra anë dhe marshimeve ksenofobe të lëvizjes “Pegida” dhe nismave të tjera qytetare të ekstremit të djathtë.
Historia e qytetit karakterizohet nga shumë ulje-ngjitje shoqërore dhe politike – e pikërisht kjo e bën këtë qytet tërheqës, që ia vlen ta vizitosh e përjetosh.
Në vitin 2025 Chemnitzi në landin e Saksonisë dhe komunat rreth tij, zonat xeherore dhe Zwickau, është përzgjedhur si kryeqytet i kulturës evropiane për vitin 2025. Programi përmban disa pika kulmore, ndër to me tema të tilla si “mentaliteti evropiano-lindor”, “fqinjësi, respekt, tolerancë” dhe “demokraci, pjesëmarrje, solidaritet shoqëror”.

Një tjetër projekt interesant është ai i 3.000 garazheve. Në kohën e RDGJ-së kudo në qytet u ndërtuan garazhe. Ato shërbenin si vende për parkimin e makinave, por edhe si mjedise për kontakte sociale ose tërheqje në sferën private. Historitë e pronarëve të veçantë të garazheve, që ndër të tjera, mund të shihen në ekspozitën me portrete “#3000Garagen”, rrëfejnë për jetën në qytetin dikur, Karl Marx dhe ndryshimet pas vitit 1989.
Edhe
Muzeu i historisë gjermane ofron një qasje të re mbi vitet e pasluftës
Nova Gorica, Gorizia dhe Görz – tre emra për një vend
Është një risi në traditën e gjatë të kryeqyteteve të kulturës evropiane: dy qytete paraqiten bashkërisht si kryeqytete të kulturës evropiane, por megjithatë secili qytet organizon programin e vet. Pas kësaj qëndron historia e qytetit të fundit të ndarë në Evropë: nga njëra anë Nova Gorica në Slloveni dhe Gorizia në Itali.
Kjo zonë e themeluar 1.000 vjet më parë ka qenë atdheu i kontit von Görz, një dinasti, që ishte një ndër portat fisnike më të rëndësishme në hapësirën jugore të Alpeve. Më vonë, qyteti u bë pjesë e perandorisë së Habsburgëve, që e quante atë ende Görz. Ishte një qytet ku pulsonte jeta dhe mjaft kozmopolit – në rrugët e tij flitej sllovenisht, italisht dhe gjermanisht. Pas Luftës së Parë Botërore dhe me rënien e monarkisë së Habsburgëve, Görz u bë italian dhe mori emrin e ri Gorizia. Popullsia sllovene u asimilua, larmia kulturore i përkiste së kaluarës.
Pas Luftës së Dytë Botërore hartat u përzien nga e para. Fuqitë fituese vendosën kufij të rinj mes për mes qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit mbeti italiane, por Josip Broz Tito, kreu i Jugosllavisë ku bënte pjesë edhe Sllovenia asokohe, e pretendoi një pjesë të territorit të qytetit dhe krijoi në hapësirën e gjelbër aty pranë qytetin e ri, Nova Gorica. Ishte një qytet i planifikuar nga fillimi modern dhe funksional.
Kështu u vulos kufiri mes Nova Goricës sllovene dhe Gorizias, gjë që bëri të ndahen familjet, të ndahet toka dhe nga të dyja anët të krijohej mosbesimi. Lufta e Ftohtë Lindje-Perëndim në këtë qytet të vogël – mes atyre që konsideroheshin fashistë dhe atyre që pretendonin se ishin komunistë.
Edhe
Arti si ndihmesë në marrëdhëniet SHBA–Evropë
Pas pavarësisë së Sllovenisë nga Jugosllavia, kufiri për 16 vjet ekzistonte. Më 2004 kur Sllovenia u anëtarësua në BE dhe më 2007 edhe në zonën Shengen, të dy qytetet mund të bashkëpunonin për të zbardhur historinë e përbashkët. E sivjet qyteti i fundit i ndarë i Evropës krenohet me titullin e kryeqytetit të kulturës evropiane duke ofruar një program të pasur ngjarjesh.
Marrë nga “Deutsche Welle”