Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Madridi fiton top-ndeshjen me Interin

Real Madrid - Inter

Madridi fiton top-ndeshjen me Interin

1 muaj më parë / 8 sht 2026 22:55
Real Madrid

Dy gabime në mbrojtje ia kanë mohuar pikët Interit në “Santiago Bernabeu”, me gjithë paraqitjen e mirë. Të martën mbrëma, në ndeshjen kryesore të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, Real Madridi fitoi 2:1 ndaj Interit. 

Kampioni italian nisi furishëm ndeshjen. Por kur pritej që Interi të shënonte, këtë e bëri Real Madridi.

Kylian Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, pas një gabimi në mbrojtjen italiane. Nuk vonoi shumë dhe gabimin e portierit të Interit në gol e shndërroi Federico Valverde. Ai realizoi në minutën e 23-të për 2:0.

Shifrat nuk ndryshuan më në pjesën e parë.

Interi kërkoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë, por rastet i kishin edhe vendasit. Carlos Augusto shënoi në minutën e 77-të për 2:1. Megjithatë kjo ishte e tëra që bëri Interi, falë edhe formës së lartë të portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois. 

Me gjithë humbjen, paraqitja e Interit u vlerësua. Ndërkohë Real Madridi ka dëshmuar pse është skuadër e “specializuar” për Champions. Mori pikët e plota, ndonëse nuk shkëlqeu në fushë.

Interi shënon gol, hapet sfida

1 muaj më parë / 8 sht 2026 22:39
Carlos Augusto

Është hapur ndeshja mes Real Madridit dhe Interit.

Kampioni italian ka ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutënn e 77-të.

Carlos Augusto realizoi me asistim të Lautaro Martinez.

VIDEO:

Raste të shumta, gola në pjesën e dytë jo

1 muaj më parë / 8 sht 2026 22:32
Real Madrid - Inter

Real Madridi e Interi po vazhdojnë me superndeshje në “Bernabeu”.

Tashmë janë luajtur 70 minuta dhe rezultati mbetet 2:0 për madrilenët. 

Rastet janë të shumta në të dy anët e fushës, me portierët në qendër të vëmendjes.

Reali shfrytëzoi gabimet e Interit në pjesën e parë

1 muaj më parë / 8 sht 2026 21:51
Kylian Mbappe

Real Madridi ka shënuar dy gola në pjesën e parë kundër Interit në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë e shënoi në minutën e 14-të, Kylian Mbappe.

Superylli francez u asistua nga Brahim Diaz.

Diaz përfitoi nga një gabim i dyfishtë i lojtarëve të Interit.

Ai shtyu topin te Mbappe i cili nuk gaboi përballë portierit, Josep Martinez.

Portieri Martinez ishte fajtor për golin e dytë të pësuar në minutën e 23-të.

Gabimin e Martinezit e shfrytëzoi Federico Valverde që shënoi për 2:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e ndeshjes së parë të fazës së ligës në Champions.

Interi kishte iniciativën, por edhe rastet për gol para se Reali t’i shënonte golat.

Në minutën e 36-të, Curtis Jones i Interit qëlloi shtyllën.

Ndërkohë me epërsi 2:1 pjesën e parë e mbylli edhe Lille ndaj skuadrës spanjolle, Betis.

Gafë e portierit të Interit, tjetër gol në “Bernabeu”

1 muaj më parë / 8 sht 2026 21:28
Valverde

Është shënuar edhe goli i dytë nga Real Madridi.

Golin e dytë për Realin në “Santiago Bernabeu” e shënoi Federico Valverde në minutën e 23-të pas gafës së portierit të Interit.

VIDEO:

Goli

Interi rastet, Reali epërsinë

1 muaj më parë / 8 sht 2026 21:20
Mbappe

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Interit.

Golin për 1:0 e shënoi francezi, Kylian Mbappe.

Mbappe realizoi golin e epërsisë në minutën e 14-të.

Mbappe u asistoi nga Braim Diaz. 

Interi kishte iniciativën, por edhe rastet për gol. Megjithatë, është Reali që ka kaluar në epërsi ndaj italianëve.

VIDEO:

Publikohen formacionet e superndeshjes Real Madrid – Inter

1 muaj më parë / 8 sht 2026 19:56
Jose Mourinho

Photo: Associated Press

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dhe Interit, Cristian Chivu, kanë publikuar formacionet për ndeshjen që luhet sonte në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja ndërmjet Realit dhe Interit luhet sonte nga ora 21:00. Është ndeshja e parë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Reali sulmon me tre sulmues, ndërsa Interi me dy.

Sulmin e Realit e udhëheq, Kylian Mbappe.

Francezi mbështetet nga Vinicius Junior dhe Brahim Diaz, kurse sulmin e Interit e përbëjnë Lautaro Martines dhe Marcus Thuram.

No description available.

Nga ora 21:00 luhen ndeshjet tjera: Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City dhe Lille – Betis.