Filozofi dhe ekonomisti politik i njohur gjerman, Karl Marx, ka vdekur në vitin 1883, por ndikimi i tij ende vazhdon të jetë evident.
Pos si filozof, Marx është shndërruar edhe në simbol të komunizmit dhe ideve mbi publiken.
Trupi i tij është në Highgate në veri të Londrës, e për t'u varrosur pranë tij, të interesuarit duhet të paguajnë. Madje jo pak. 25.000 funte angleze.
DailyMail ka shkruar se hapësira mund të rezervohet nga personat që kanë interesim të prehen pranë varrit të gjermanit të njohur, megjithatë, pranë tij gjenden të varrosur edhe shkrimtarët George Elliot, Douglas Adams, e këngëtari George Michael.
Ian Dungavell, shef ekzekutiv i varrezave lokale në Londër, ka thënë se varrosja e trupave pranë Marskit është e rëndësishme për ta mbajtur Highgaten një atraksion të gjallë.
Varrezave iu dha leja për t'u pastruar nga varret e vjetra dhe për t'u zëvendësuar me të reja.
-
Historia e pasur e dy kryeqyteteve evropiane të kulturës për vitin 2025
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
Liria dhe arsyeja – kur iluminizmi s’merr fund kurrë
-
Vdiq filozofi gjerman Habermas, mbrojtësi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë
-
Vdiq Jesse Jackson, krahu i djathtë i Martin Luther Kingut