“Historia e mafies” është seri filmash dokumentarë që zhbirojnë kodet, veprimtaritë, gjyqet dhe aspekte të reja mbi gratë e përfshira në këto organizime kriminale. Një rrëfim që e ka të pashmangshëm fillimin me “aristokracinë” e organizatave kriminale, Cosa Nostrën e famshme bashkë me kodet e saj, nderin, të ashtuquajturën omertà (besatimi për të heshtur) dhe hakmarrjen.
Dokumentari nga regjisorja franceze, Anne Véron, shpalos rrënjët e një prej organizimeve më të njohura kriminale në botë. Në episode do të transmetohet prej së hënës deri të premten në Kohavision. Si ndodhi që një ishull i Mesdheut, siç është Sicilia, t’i japë jetë mafisë më të frikshme në historinë e ditëve tona? “Ajo çfarë është e sigurt është se asgjë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, kishte thënë regjisorja Véron.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI prodhuar në vitin 2012, ky dokumentar është transmetuar në “Toute l’Histoire”, “Radio Canada” dhe RTVE”. Pas episodeve të para, ku njëri subjekt lindi tjetrin, asaj i kishte lindur kureshtja nga marrëdhëniet e “paqarta” të mafisë në të dyja anët e Atlantikut. Duke qenë se amerikanët kishin veçse përçmim për sicilianët, regjisorja franceze vendosi të ndërmerrte një kuturisje personale për të zbërthyer rrënjët e kësaj marrëdhënieje.
Një udhëtim që shkon prapa në kohë, kur Italia sapo ishte e bashkuar (1871), por jugu i saj hiqte të zitë e ullirit. Të shtyrë nga skamja, 4 milionë italianë, shumica nga jugu, do të shpërnguleshin në Amerikë. Kështu në fillim të shekullit të njëzetë, New Yorku do të bëhej qyteti më i madh “italian” në botë. Dokumentari nis me episodin e parë që pasqyron hapjen e procesit më të madh gjyqësor të bërë ndonjëherë kundër mafies.
“1986, Le Maxi proces de la Mafia” (Gjykimi Maksi) është tregimi për gjykimin e 475 anëtarëve të mafisë, një moment historik jo vetëm për numrin e të burgosurve, por edhe për faktin se për herë të parë u provua ekzistenca e Cosa Nostrës. Episodi në vijim “Des Femmes Dans La Mafia” (Gratë në Mafia) tregon sesi në këtë botë krejtësisht mashkullore të mafisë, gratë janë më të respektuarat e këtyre organizimeve.
Dy episodet e fundit të dokumentarit, “Ndrangheta ose mafia kalabreze” dhe “Camorra, mafia napolitane”, sjellin perspektiva nga thellësitë e errëta të dy organizimeve të njohura mafioze në Itali.