Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Heronjtë e vërtetë ishin miqtë e rinj

“Diçka e ngjashme nuk blihet as me krejt paratë e botës”, i drejtohet njëri karakter tjetrit - e ma merr mendja se kurrkush nuk mund të përmbledhë më shkurt e shqip. Kjo është një prej fjalive gjatë një diskutimi diku nga mesi i “Avengers: Endgame”. 

Është e vërtetë që s’e luan topi, por njëherësh aspak e vërtetë nëse analizohet në kontekst më të gjerë. Koha dhe paraja janë gjëra që thuren e ndërthuren gjithnjë, por unë nuk jam ekspert i hesapeve të studiove filmike, shkruan sot Koha Ditore.

Por ma ha mendja se një film tjetër bazuar në atë për të cilën kishin paguar studiot “Disney” dhe “Marvel”, më mirë të përdoreshin për të blerë një makinë të lënë pas dore. 

Kjo nënkupton se çfarëdo që mund t’ju ketë shkuar mendja të bëni me ato para, atëherë dijeni se “Avengers: Endgame” mund të llogaritet si barrë e panevojshme. 

Me tri e orë e një minutë, është pak më i shkurtër se “Titanic”, “Godfather Part II” ose “The Leopard” i Luchino Viscontit. Dhe përderisa koha nuk shkon shpejt, nuk është edhe prej atyre që e zvarrisin kohën. Dy orë e dyzet minuta të “Infinity War” (gjithashtu nën regjinë e Anthony Russos) ishin larg më të pafundme. Dhe në filmin e ri megjithatë ka disa sekuenca që të bëjnë të shkrihesh gazi dhe disa çaste lotësh zemre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)