Rrëfimin për jetën në skenën teatrore e nis duke i numëruar rolet që i ka portretizuar për më shumë se gjysmë shekulli.
“Maçoku me çizme” ishte shfaqja, e cila aktorit Hysen Binaku ia hapi dyert e teatrit, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga viti 1957, ai i është përkushtuar skenës duke bartur peshën e roleve të njohura të dramaturgjisë botërore.
Me nostalgji i shpalos përjetimet e veçanta të rrugëtimit në botën e artit.
Aktori, i cili është një nga më të njohurit e skenës teatrore në qytetin e Gjakovës, flet edhe për pengesat që ia cenuan veprimtarinë artistike.
Hysen Binaku, i njohur si Ceni, së fundi ishte pjesë e kastës së aktorëve të shfaqjes “Shumë zhurmë për asgjë” dhe aktualisht është angazhuar edhe në një serial televiziv.
Edhe pse ka gjysmë shekulli jetë në teatër, Hysen Binaku, 76 vjeç, vazhdon punën me shumë entuziazëm e dashuri për skenën.