Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gazetarja e KosovaPress-it shpërblehet me çmim në gazetari

Instituti për Demokraci dhe Zhvillim ka ndarë shpërblimet në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore”.

për storien më të mirë video, e ka fituar gazetarja e KosovaPress-it Nerënxa Jakupi, me temën ”Burrave u mohohet e drejta për të marrë pjesë në procesin e lindjes”.

Çmimin për storien më të mirë audio e ka fituar gazetari i Radio Kosovës Bajram Lani me temën: “Pushimi prindëror përgjegjësi për burrat, mundësi për gratë”.

Ndërsa çmimin “Artikulli më i mirë i shkruar” e ka fituar Dafina Halili nga Kosovo 2.0, me serinë e shkrimeve “Të jesh nënë e punësuar në Kosovë”.