Gazetarja e KOHËS, Vlerë Mehmeti ka fituar çmimin për storien më të mirë informative në TV, të cilin e ndan Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Mehmeti çmimin e ka fituar me hulumtimin me titull “6 milionë euro për pajisjet që nuk mbërritën tek të paralizuarit”, të publikuar në maj të këtij viti.
Mehmeti raportoi se si personat me paralizë nuk i kanë marrë asnjë nga 4 mijë e 250 pajisjet që për ta i ka kontraktuar Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK). Produktet që përfshijnë karroca speciale për fëmijë, karroca elektrike, karroca tualeti, lloje të ndryshme të patericave, tavolina ushqimi, ashensorë elektrikë për pacientë, shtretër elektrikë, jastëkë e dyshekë antidekubitues, nuk u shpërndanë, ndonëse në kohën e raportimit u patën bërë gati një vit prej kur u pat lidhur kontrata në vlerë prej 6 milionë eurosh.
TEKSTI I PLOTË:
Çmimin “Gazetari i Vitit 2025” nga AGK-ja e ka marrë gazetar Agon Sinanaj nga Buletini Ekonomik, për një seri hulumtimesh të ndërlidhura me sektorin e energjisë.
AGK-ja gjithashtu ka ndarë edhe disa çmime tjera.