Këtë 28 Nëntor e festuam në një vit jubilar festash kombëtare: në vitin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu; në vitin e shënimit të 140-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në vitin e 110-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. 28 Nëntori i një viti përfshirës jubilesh kuptimplotë kombëtarë, siç është ky i vitit 2018, do të duhej të ishte shprehja e përfaqësimit dhe e reflektimit më të lartë për idenë e vetes që kemi ne si komb. Pse?, shkruan sot Koha Ditore.
Festat kombëtare në fakt janë riprodhim (në formë të shkurtuar) i pamjeve që krijojnë kombet për veten e tyre në rrjedhën kohore: për normat morale, për vlerat, për modelet e sjelljes dhe të lidhjeve sociale brenda vetes, për synimet dhe idealet historike të tyre. Festat kombëtare janë hartat në të cilat kombet i lexojnë orientimet dhe mundësitë e zgjedhjeve për të qenit dhe për të bërit të vetes së tyre, në kohë dhe në hapësirë.
Festat kombëtare shënojnë momentin e domosdoshëm të vlerësimit objektiv për mundësitë e të qenit denjësisht në botë dhe të mundësive që ofron bota për popuj e kombe, si subjekte të dinjitetshme brenda saj. Festat janë momentet më madhështore të komunikimit me kuptimet që ne i japim ekzistencës sonë. Tregomë se “çfarë feston” dhe “si” feston, të tregoj se kush je! Ashtu siç feston, i tillë je! /Arben Hoxha
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mesazhe bashkimi në mbrojtje të vlerave dhe identitetit kombëtar
- Simbolet në shënjestër: agjenda e shkombëtarizimit dhe e zhvendosjes strategjike
-
Abdixhiku propozon 24 marsin si datë kombëtare
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
Krerët shtetërorë kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit