Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Finalistët e Festivalit të Këngës në RTSH 59

Mbrëmjen e kaluar u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues garuan duke lënë gjurmët e tyre dhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.

Moderimi këtë vit i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt.

Juria e Festivalit 59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:

Orgesa Zaimi-Valixhja e kujtimeve

Festina Mejzini- Kush je ti dashuri

Devis Xherahu- Peng

Inis Neziri- Pendesë

Florent Boshnjaku- (Një ndër emrat e publikuar në listën e këngëtarëve që do marrin pjesë në natën finale është Florent Boshnjaku i cili është kompozitor dhe nuk ka marrë pjesë fare në Festivalin e këtij viti. Nuk dihet se për cilin nga këngëtarët pjesmarrës është rezervuar ky vend)

Sardi Strugaj- Ka me t’ba me kaj

Gjergj Kaçinari- Më jep jetë

Rosela Gjylbegu- Vashëzo

Kastro Zizo- Vallja e jetës

Wendi Mancaku- Si ajo

Evi Reçi- Tjerr

Xhesika Polo- Më mbron

Anxhela Peristeri- Karma

Era Rusi- Zjarri im

Gigliola Haveriku- E lirë

Viktor Tahiraj- Nënë

Kamela Islamaj- Kujtimet s’kanë formë

Mirud- Nëse vdes

/Ora News

Artikuj të ngjashëm