Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dhjetëshja finaliste e Festivalit të Këngës

Nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK, të premten mbrëma, ka rikthyer në skenë të 18 pjesëmarrësit e edicionit të parë.

Kanë qenë përfaqësues institucionesh e artistë të njohur që i kanë prezantuar këngët. Anjeza Shahini ka ardhur si mysafire me këngën “The Image of You”, me të cilën më 2004 për të parën herë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas është zgjedhur dhjetëshja finaliste.

Biletë për në finalen e së shtunës kanë marrë:

  • Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”
  • Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”
  • “Angus Dei” me “Një zemër për dy”
  • La Fazani me “Oj Kosovë”
  • Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”
  • Nita Latifi me “Marrëzi”
  • Neki Emra me “Heroi im”
  • Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”
  • Saranda Alija me “Mendoj ku je”
  • Klea Dina me “Trenat”

Nata e dytë ka qenë edhe homazh për ikonat e muzikës shqipe, si Nexhmije Pagarusha, Vaçe Zela, Muharrem Qena e Jusuf Gërvalla