Filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, “The Van”, në të cilin luajnë dy aktorë nga Kosova, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj, ka arritur të futet në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”, në kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”.
“The Van” që është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Francës, në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz garon krahas filmave: “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Two Distant Strangers”, “The Van” dhe “White Eye”.
Me skenar dhe regji të Erenik Beqirit, “The Van” në thellësi konsiderohet një dramë familjare. Ai flet për një baba dhe djalin e tij, të cilët janë gati të bëjnë gjithçka për njëri-tjetrin por duke vepruar sipas impulsit të tyre, ata në fakt vetëm i bëjnë keq njëri-tjetrit. Rolin e babait, e portretizon aktori Arben Bajraktaraj ndërsa rolin e djalit të quajtur Ben, e luan aktori “Phenix Brossard. Ky i fundit mundohet të largohet me çdo kusht nga Shqipëria, dhe synon të zhvendoset në Angli, derisa babai i tij, një punëtor i ndërtimtarisë, ëndërron që një ditë të bëhet i suksesshëm në biznesin e tij.
Nominimet zyrtare për “Oscar” do të bëhen të ditura më 15 mars të këtij viti. Edicioni i 93-të i ngjarjes më të rëndësishme kinematografike në botë, do të mbahet më 25 prill 2021 dhe do të transmetohet live në kanalin “ABC”, dhe në më shumë se 225 shtete të botës.
{gallery}
-
Dy filma me aktorë nga Kosova drejt çmimeve “Oscar”
-
“The Van” për Shqipërinë e trazuar, online në festivalin që sfidon pandeminë
-
“Oscars” e lë jashtë Ballkanin, Kosova e humb shansin
-
Regjisori shqiptar, me shqetësimet e vendit midis dashurisë dhe migrimit
-
Erenik Beqiri i suksesit në Venecia: Shqipëria e Kosova, djep talentesh