I botuar dy vite më parë, libri i Majlinda Bregasit “Fillimi i një fundi”, u prit dhe u komentua pozitivisht nga lexuesit.
Vepra letrare që sjellë rrëfimin e qëndresës shqiptare gjatë sundimit osman, tani gjendet edhe në gjuhën italiane.
“Fillimi i një fundi” që vjen si rrëfim në vetën e parë, është quajtur vepër që përshkruan psikologjinë e të gjithë popullit shqiptarë në kohën e sundimit osman, raporton “Express” i KTV-së.
Zëvendës ambasadori italian në Kosovë bëri të ditur se bashkëpunimi i ambasadës italiane me Universitetin e Prishtinës do të vazhdojë, ndërsa tha së është impresionuar me organizimin dhe pjesëmarrjen e publikut në Panairin e 21-të të librit Prishtina 2019.
Këto detaje mbi librin e autores Bregasi u bënë të ditura gjatë edicionit të panairit të librit në Prishtinë.
-
Dy romane për kujtesën që mbijeton
-
“Keqkuptimi” në New York përkthen traumat e luftës në Kosovë, sonte në “Express”
-
“Keqkuptimi” në New York përkthen traumat e luftës në Kosovë
-
“Një fije shprese, një fije shkrepëse” dokumenton edhe në gjermanisht tragjedinë e luftës në Kosovë
-
Seminari mbyll punimet 11-ditore me mbi 100 studiues