Balerinët po hedhin hapat e parë për shfaqjen e re.
Nëpërmjet artit të lëvizjeve të trupit, do ta shtjellojnë ikjen e njerëzve nga Shqipëria e fundviteve ’90. “Exil”, titullohet premiera e radhës e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër realizimin e kësaj shfaqjeje, balerinët kosovarë do të marrin direktivat e koreografit Eno Peçi, transmeton KTV.
Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, flet për temën e shfaqjes që do ta realizojë koreografi shqiptar, i cili është pjesë e Teatrit të Baletit të Vjenës.
Balerinët kosovarë, të cilët për herë të parë po bashkëpunojnë me koreografin e njohur shqiptar, thonë se “Exil” është e veçantë, për shkak të stilit të vallëzimit, por edhe temës që trajton.
Shfaqja e baletit “Exil”, do të jepet premierë më 5 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.