Ngjarja ndodh në Shqipërinë e vitit 1997, kur qëllimi i çdo të riu ishte ta braktiste vendin, në kërkim të shpresës dhe një jete më të mirë.
E titulluar “Exil”, premiera e katërt e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën koreografinë e Eno Peçit, e rikthen atë pjesë historie nëpërmjet artit të lëvizjeve të trupit.
Një rrëfim emocional, i sjellë nëpërmjet lojës delikate të balerinëve kosovarë, e mbajti të vëmendshme audiencën në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Dy familje, nëpërmjet të cilave shtjellohet rrëfimi i shfaqjes “Exil”, prezantojnë një realitet me të cilin shqiptarët përballen edhe sot.
Balerinët kosovarë e kanë mirëpritur bashkëpunimin e parë me Enon.
Artikuj të ngjashëm